Capello: Real Madrid ka thyer monopolin e Barcelonës

Fabio Capello është i gëzuar për titullin e kampionit të fituar nga Real Madrid.

Sport

26/07/2020 12:15

Ish trajneri i Real Madrid, Fabio Capello, po shijon edhe më shumë pushimet e tij në Marbella tashmë me Realin kampion.

Italiani drejtoi ‘Mbretërit’ në vitin 1997 dhe 2007, por tani ata i sheh vetëm si një tifoz. Duke folur për ‘Marca’, Capello thotë se  ky titull i Real Madrid ka thyer monopolin e Barcelonës.

“Titulli ishte i merituar. Ata luajnë futbollin më të mirë në ligë, shënuan gola dhe nuk pësuan”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

“Madridi i dha fund monopolit të Barcelonës dhe shfrytëzuan avantazhin. Por duhet të jemi të qartë – Madridi fitoi titullin me meritat e veta, jo për gabimet e të tjerëve”, shtoi italiani.

Barcelona printe ligën para pauzës së shkaktuar nga Covid-19, por Real Madrid arriti të përmbyste klasifikimin dhe në fund u shpall skuadra kampione, me pesë pikë më shumë sesa Barca. /Lajmi.net/