Benzema qeshet pas komplimenteve të presidentit të FFF

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit ka dhënë disa lëvdata për Karim Benzema.

Sport

24/07/2020 19:30

Benzema tash e disa vite është jashtë kombëtares së Francës, pas disa incidenteve që zinin vend vite më parë.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, shpeshherë ka kritikuar yllin e Real Madrid, por së fundmi ka dhënë komente pozitive për të.

La Graet ka thënë se Benz ka pasur sezonin më të mirë, kurse me këto komente është qeshur Benzema.

“Preferoj të qeshem”, ka shkruar Benzema mbi lajmin që flet për komentete e Le Graet, transmeton lajmi.net.

Benzema ishte lideri i skuadrës së Real Madrid këtë sezon kur ‘Los Blancos’ arritën të fitojnë titullin e kampionit në La Liga. /Lajmi.net/