E mbani mend infermieren që punonte me bikini në spital? Kjo është puna e re e saj

Infermierja ruse e cila u fotografua e veshur vetëm me të brendshme në një repart në të cilin trajtonte pacientë me koronavirus, është bërë prezantuese e motit në televizion.

Fun

23/07/2020 16:17

Nadia Zhukova, 23 vjeç, e cila vishte PPE transparente ndërsa u shërbente pacientëve, fillimisht mori vërejtje nga bordi spitalor, transmeton lajmi.net.

Tani, Nadias i është ofruar roli si prezantuese e motit nga një stacion televiziv lokal në Tula, në jug të Moskës. Prapëseprapë, Nadia do të vazhdojë të punojë si infermiere.

Më herët asaj iu ofrua një rol si modele për një markë ruse të veshjeve sportive, por ajo insiston që asgjë nuk do ta largojë atë nga ëndrra e saj për t’u bërë mjeke. /Lajmi.net/