Harron tubin e derivateve brenda veturës, nuk do e besoni se çfarë ndodh

Kamerat e sigurisë së një pompe benzine kanë kapur momentin kur shoferi i një veture e harron tubin e karburantit brenda, duke e vënë më pas në lëvizje.

Fun

21/07/2020 22:04

Shoferi në Bridgewater të SHBA-ve e kishte harruar tubin e karburantit në veturë pasi e kishte mbushur me karburant, transmeton lajmi.net.

Një grua që ishte afër makinës së derivateve i shpëton për një fije floku vdekjes – pasi që tubi që e tërheq zvarrë fluturon dhe për pak sa nuk e godet në kokë.

Menaxhmenti i pompës është vënë në kërkim të shoferit të pandërgjegjshëm. /Lajmi.net/