Arsyja e vdekjes misterioze të “nënës duke qarë” është zbuluar
Arsyeja mbrapa vdekjes së nënës Egjiptiane, është zbuluar në bazë të shprehjes së fytyrës.
Fun
Thuhet se arsyeja pse kjo grua vdiq ishte një sulm në zemër, transmeton lajmi.net.
Arkeologët bënë shumë hulumtime për të zbuluar faktin se pse kishte ato shprehje të fytyrës “nëna duke qarë”, por princesha Egjiptiane vdiq nga një sulm në zemër rreth 3 mijë vite më parë.
Gruaja vuante nga ateroskleroza e arterieve koronare, një sëmundje e rëndë që bën që arteriet e zemrës të bllokohen dhe të rrisin mundësinë e një sulmi fatal.
Gjendja e saj raportohet gjithashtu se ndikoi në arteriet e saj koronare të djathtë dhe të majtë, arteriet e qafës, aortën abdominale, arteriet iliac dhe ekstremet e poshtme.
Princesha ishte zbuluar në Luxor, në vitin 1881, ishte gjetur me shprehje interesante “ekstreme” të fytyrës, gjë që i dërgoi deri në zbulimin e arsyes pse mbeti me atë fytyrë. /Lajmi.net/