Prezantueses së lajmeve i bie dhëmbi nga goja gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë
Prezantueses së lajmeve të televizionit “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos, përkundër që i ra dhëmbi përgjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, vazhdoi me kumtimin e informacionit.
Fun
Kjo situatë e pazakontë i ndodhi teksa po i lexonte lajmet. Ajo u soll sikur të mos i ketë ndodhur asgjë – e kapi dhe vazhdoi me lexim të lajmeve, transmeton lajmi.net.
Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi shumëkujt që madje e kishte filmuar këtë moment e nga publikimi në rrjetet sociale, Padalko është bërë sensacion në internet.
Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin e fjalë. /Lajmi.net/
