E shihni vetëm një herë në jetë: Qindra krokodilë të vegjël rreshtohen si në ushtri

Kamera e një fotografi ka kapur qindra krokodilë të vegjël, të rreshtuar në një linjë buzë liqenit, sikurse bëjnë ushtarët, përpara se të hedhën në ujin e ëmbël në Indi.

Fun

18/07/2020 18:21

Ghariali-t 20-ditësh, një gjini unike e krokodilave në Azinë e Jugut, errësojnë bregun e lumit me prezencën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Chambal në Rajasthan, Indi, shkruan tabloidi Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Fotografi që kap në kornizën katërkëndëshe kafshët e egra, Shivang Mehta, fotografoi speciet e radhitura në listën e kafshëve të rrezikuara në momentin e duhur.

Vezët e kësaj specieje zakonisht hahen nga grabitqarët, sikurse janë çakallët, por këtë vit komuniteti lokal bëri përpjekje proaktive – përfshirë monitorimin dhe ndërtimin e rrethojave – për t’i mbrojtur ato, tha fotografi.

Një gharial e gjinisë femër mund t’i bëjë nga 10 deri në 60 vezë në një shtatzëni. /Lajmi.net/