Me 21 gola të shënuara, Perez kërkon që Topi i Artë t’i dhurohet Benzemas

Presindenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka kërkuar që Karim Benzemas t’i jepet Topi i Artë këtë sezon.

Sport

17/07/2020 12:58

Futbollisti francez me dy golat e shënuara ditën e djeshme kundër Villarreal, i siguroi fitoren dhe njëherit titullin e 34-të Real Madridit.

Me golat kundër Villarreal, Benzema shkoi në numrin  e 21 golave në La Liga këtë sezon.

“Benzema duhet të jetë fitues i Topit të Artë”, ka deklaruar presidenti i Real Madrid, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk kam parë ndonjë futbollist të ketë një vit të mirë si ai”.

Kujtojmë se në La Liga, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë, me 23 gola./Lajmi.net/