Fjalët e para të Zidanes pas suksesit historik me Real Madridin

Zinedine Zidane përshkoi triumfimin e fundit në La Ligas së Real Madrid si një nga ditët e tij më të mira në lojën profesionale dhe e shpalli atë më të embël se triumfet e tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/07/2020 08:07

Karim Benzema shënoi dy golat në fitoren 2:1 të Real Madrid kundër Villarreal në ‘Estadiu Di Stefano’, për të siguruar titullin e 34-të për ‘Los Blancos’.

Real Madrid fitoi 10 ndeshjet pas rifillimit të La Ligas, ndërsa shënon titullin e parë pas rikthimit të Zidanes në krye të tyre.

“Ne e fituam ligën në fund sepse fituam më shumë pikë, aq e thjeshtë është kjo”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

“Sot është një nga ditët më të mira për mua në karrierën profesionale dhe pas gjithçkaje që ndodhi, pas pushimit tre mujor, është një e arritur fantastike”./Lajmi.net/