Rastet pozitive te Partizani: Boldor përfundon në spital, lojtarët e kuq fajësojnë motrën e tij
Tensioni në shtëpinë e kuqe është në maksimum. Pas dy rasteve të para, 50 pjesëtarë të klubit iu nënshtruan testit, ku tre futbollistë, Çinari, Mala dhe Kote rezultuan pozitiv.
Sport
Lojtarët nuk e kanë pritur mirë këtë fakt teksa përgjegjës për përhapjen e koronavirus kanë bërë mbrojtësin Bolod dhe motrën e tij.
BalkanWeb ka mësuar se mbrëmjen e së enjtes, disa lojtarë në radhët e Partizanit kanë shkuar në shtëpinë e mbrojtësit rumun, i cili jeton në një apartament bashkë me motrën e tij.
Numri i të infektuarve të Partizani tani ka shkuar në pesë futbollistë.
Përkundër kësaj, derbi i të premtes mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet./Lajmi.net/