Burri vendos maskën me vlerë 4,500 euro, përbëhet prej ajrit
Shankar Kurade, biznesmen indian, iu ka bërë me dije të tjerëve se po vendos një maskë të bërë prej ari të pastër për të luftuar pandeminë.
Fun
Maska, me vlerë afërsisht 5000 dollarë (afro 4,500 euro), peshon 50-60 gram dhe është bërë me porosi nga një argjendar, shkruan platforma 9gag, transmeton lajmi.net.
“E dua arin dhe ndihem rehat me këtë lloj maske. Maska ka vrima, andaj nuk po e shoh si problem për frymëmarrje”, deklaroi ai.
Kurhade nuk është i sigurt nëse maskë e tij e artë është efektive në mbrojtjen ndaj Covid-19, por ai është ndarë i kënaqur me famën që maska ia solli.
“Ngado që shkoj, njerëzit më ndalin të bëjnë fotografi me mua”, shtoi tutje biznesmeni. /Lajmi.net/
