Reali nis ofensivë të re për nënshkrimin e Pogbas
Real Madrid raportohet se po mendon një veprim veror për Paul Pogban, si transferim prioritar për sezonin e ardhshëm.
Sport
E ardhmja e Pogbas në ‘Old Trafford’ para pezullimit të futbollit ishte e pasigurt shkaku i mos përputhjes dhe dëmtimeve të shumta, që e mbajtën atë kryesisht jashtë planeve të Ole Gunnar Solskjaer.
Por, francezi ka rikthyer formën e mirë, duke u përshtatur në mesfushë me Bruno Fernandes.
Sidoqoftë, sipas Get French Football News, fituesi i Kupës së Botës me Francës ka qenë një objektiv afatgjatë për Real Madridin dhe Zinedine Zidanen, i cili ishte shumë i mërzitur nga dështimi i tyre për transferimin e tij verën e kaluar.
Real Madrid raportohet se mund të përpiqet të bind Pogban të largohet nga Old Trafford, tani që 27 vjeçari ka filluar të tregojë më të mirën e tij./Lajmi.net/