Kështu shpërthen mushkonja kur thithë gjak shumë nga trupi i njeriut

Sipas Perran Ross, doktor shkence në fushën e entomologjisë,, ka gjasa që mushkonjat të shpërthejnë në rast se thithin më shumë gjak sesa kapaciteti i kërkuar.

Fun

06/07/2020 19:26

Mushkonjat që thithin shumë gjak nuk janë në gjendje të fluturojnë, e as të ecin, sipas tij. Ndërkaq, disa të tjera thithin aq shumë gjak sa që edhe shpërthejnë, shkruan platforma 9gag, transmeton lajmi.net.

Zbulimi i këtillë u bë përmes hulumtimeve themelore laboratorike mbi 50 vjet më parë.

Ai zbuloi se mushkonjat që thithin sasi gjak katër herë më shumë sesa pesha e tyre, përfundimisht mund të shpërthenin.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin e shpërthimit. /Lajmi.net/

YouTube player