Linda Cristal fituese e ‘Golden globe’ vdes në moshën 89 vjeçare

Linda Cristal, e njohur për rolin në 'Victoria Cannon'  ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

ShowBiz

29/06/2020 11:28

Sipas New York Times, djali i saj Jordan Wexler konfirmoi se aktorja me origjinë argjentinase ndërroi jetë në gjumë të Shtunën me kohën lokale, transmeton lajmi.net.

Lindur më 23 shkurt 1931 në Buenos Aires, Cristal (née Marta Victoria Moya), humbi të dy prindërit e saj në helmimin e monoksidit të karbonit kur ishte 13-vjeç.

Një studente e arteve muzikore, ajo studioi vokalin dhe pianon para se të martohej me burrin e saj të parë aktorin argjentinas Tito Gómez kur ishte 16 vjeç. Disa javë më vonë, martesa u anulua dhe ajo shkurtimisht konsideroi të bëhej murgeshë, si shumë nga gratë e tjera të familjes.

Ndërsa udhëtonte në Meksikë me vëllain e saj, Cristal kapi vëmendjen e djalit të presidentit të atëhershëm të Meksikës Miguel Alemán, producentit Miguelito Alemán, i cili i dha asaj rol në një nga filmat e tij.

Aktorja bëri një duzinë filma në Meksikë para se të transferohej në Hollywood për të marrë rolin e saj të parë në gjuhën angleze në Comanche të vitit 1956. /Lajmi.net/