Arthur zbarkon në Torino, gjithçka gati për testet mjekësore
Arthur Melo mund të zyrtarizohet qysh sot te skuadra e Juventus.
Sport
Mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Arthur, ka zbarkuar në qytetin e Torinos, ku edhe pritet të kryej testet mjekësore, para transferimit te Juventus.
Sipas raportimeve të ‘Goal Italia’, lojtaria ka mbërritur mbrëmë në qytetin e skuadrës së Juventus, transmeton lajmi.net.
#Juve: #Arthur è atterrato a Torino, domani mattina le visite mediche // Arthur has landed in Turin ahead of his medical with Juve @Goalitalia @Goal ??⚪️⚫️ pic.twitter.com/iFxDoMKYB0
— Romeo Agresti (@romeoagresti) June 27, 2020
Braziliani do të kalojë te Juve si pjesë e marrëveshjes që sheh Miralem Pjanic të shkojë te Barcelona, së bashku me 10 milionë euro të tjera.
Largimi i Arthur duket si një befasi, pasi lojtari ka pasur simpatinë e tifozëve por edhe ka bërë të ditur se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/