Arrihet marrëveshja për shkëmbimin Arthur – Pjanic, mësohen detajet

Juventus dhe Barcelona kanë një marrëveshje.

Sport

24/06/2020 18:15

Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e Arthur Melo me Miralem Pjanic, konfirmon ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Derisa nuk ka ndonjë marrëveshje rreth financave dhe termeve personale në kontratat e lojtarëve, thuhet se Barca do të pranojë një shifër prej 70 milionë eurove, shtuar Miralem Pjanic.

Arthur, i cili kaloi në La Liga në vitin 2018, më herët është shprehur se dëshiron të mbetet në ‘Camp Nou’.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, lojtari thuhet të jetë bindur për një kalim në Torino.

Mbetet të shihet nëse me t’u hapur merkatoja do të ketë ndonjë finalizim të kësaj marrëveshjeje. /Lajmi.net/