Negociatat për Martinez, Inter pajtohet për Firpon, por jo edhe për Vidalin

Inter dhe Barcelona kanë punë për të bërë këtë verë, derisa do të negociojnë për transferimin e Lautaro Martinez në ‘Camp Nou’.

Sport

19/06/2020 09:25

Lojtari ka një klauzolë prej 111 milionë euro që vlen deri më 11 korrik, të cilën Barcelona nuk duket e gatshme ta paguajë shkaku i krizës së madhe që ka shkaktuar COVID-19.

Katalanët po kërkojnë të futen në negociata me Interin, duke përfshirë në ofertë edhe një numër lojtarësh.

Është raportuar se Barcelona do t’u ofrojë ‘zikaltërve’ të riun Junior Firpon dhe mesfushorin Arturo Vidal.

Tuttosport raporton se Inter do të ishin të lumtur të siguronin shërbimet e mbrojtësit Firpo, por nuk janë të prirë të sjellin në ‘San Siro’ Arturo Vidalin, përcjell lajmi.net.

Junior Firpo 23 vjeçar, tani ka një vlerë prej 20 milionë euro, dhe Inter shpreson që në të ardhmen, ai të krijojë një vlerë të re, nëse do të dëshironin shitjen e tij, diçka që nuk mund të bëhet me Arturo Vidal, edhe pse ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte./Lajmi.net/