Billie Eilish thotë se nuk është ndjerë kurrë e dëshiruar nga meshkujt
Billie Eilish një nga emrat më të suksesshëm vitin e fundit, flet për raportet me gjininë e kundërt.

ShowBiz
Billie Eilish brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëhet një fenomen në muzikë, këngëtarja ka një stil karakteristik për çfarë edhe është kritikuar shumë, përcjell lajmi.net.
Së fundmi, në një intervistë për “GQ” Billie ka treguar se nuk është ndjerë kurrë e dëshiruar nga meshujt.
“Një lajm bombë për ju: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur nuk më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. S’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time. Nuk jam ndjerë kurrë e fuqishme në një lidhje”, ëshët shprehur Eilish. /Lajmi.net/