Shfaqet biznesmeni Gjonbalaj, s’i përmend 50 milionët e premtuara – kërkon zgjedhje në Kosovë
Gazmend Gjonbalaj, biznesmeni shqiptar që jeton në Amerikë, simpatizant i Vetëvendosjes, po kërkon zgjedhje të reja në Kosovë, pavarësisht vendimit të Kushtetueses.
Lajme
Gjonbalaj për opinionin ishte bërë i njohur kur kishte premtuar 50 milionë euro invesimte në Kosovë në rast se Kurti vjen në pushtet, para këto që s’u investuan asnjëherë nga ai, e madje as që u përmenden, shkruan lajmi.net.
E i njëjti tani po kërkon zgjedhje në Kosovë, duke aluduar se ato e forcojnë demokracinë, e se mbajnë besimin në drejtësi.
“Zgjedhjet e reja forcojnë demokracinë, mbajnë besimin në drejtësi, ruajnë paqen dhe populli i jep legjitimitet qeverisë së re”, ka shkruar Gjonbalaj në Facebook.
Premtoi 50 milionë euro, biznesmeni Gjonbalaj i VV-së zhduket edhe pas thirrjes së Kurtit për ndihmë