Sulmojnë fizikisht një person në Mitrovicë të Jugut, përdorin edhe sprej – njëri dërgohet në mbajtje
Dy persona, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, janë arrestuar në Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, po ashtu shtetas i Serbisë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 11:40, ndërsa gjatë sulmit të dyshuarit kanë përdorur edhe sprej. Pas intervistimit,…
Lajme
Dy persona, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, janë arrestuar në Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, po ashtu shtetas i Serbisë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 11:40, ndërsa gjatë sulmit të dyshuarit kanë përdorur edhe sprej.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar dhe rasti ndaj saj vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/