Plagoset aksidentalisht me pistoletë një person në Prizren, policia sekuestron dy armë

Një person është plagosur aksidentalisht me pistoletë të shtunën në fshatin Caparc të Prizrenit. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë…

Lajme

11/10/2026 08:48

Një person është plagosur aksidentalisht me pistoletë të shtunën në fshatin Caparc të Prizrenit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/