Refuzoi të vendoste maskë, ja çfarë i bëjnë policia franceze gruas
Një grua që nuk pranoi të vendosi maskë u tërhoq nga katër policë në Francë dje.
Fun
Policia u përball me një grua që kishte protestuar para oficerëve dhe kishte kafshuar njërin nga ta në një treg në Aubenas të dielën, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Derisa mbretëronte kaosi, gruaja u tërhoq zvarrë nga katër oficerë dhe u përcoll në një makinë policie – duke u përballur me akuzat e dhunës ndaj forcave policore.
Kryebashkiaku i Aubenas e kishte bërë të detyrueshme vendosjen e maskave në ambiente publike për qytetarët e tyre, në mënyrë të parandalimit të transmetimit të virusit që shkakton sëmundjen Covid-19.
Gruaja e cila u tërhoq zvarrë dhe u arrestua ishte përballur me policinë pasi ata sulmuan njerëzit që nuk mbanin maska, thanë mediat franceze. /Lajmi.net/