E keni ngrënë gabim: Ja si duhet shijuar maksimalisht akullorja

Deri më tani, rezulton se në të vërtetë e keni ngrënë akulloren në mënyrë të gabuar, sipas markës së akullores me kalori të ulët 'Oppo Brothers'.

Fun

24/05/2020 19:20

Firma në fjalë, në partneritet me shkencëtarin shqisor Dr Sarah Kemp kanë sjellë në jetë formulën e saktë se si duhet të konsumohet akullorja, për të maksimizuar shijën e saj, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net..

Formula shkencore se si të hani akullore është: (i @ -14 ° C + ½S + UDS + 12s) x 2 = MF *.

Si zbërdhehet kjo? Ndiqini shtatë hapat e mëposhtëm:

1. Lëjeni akulloren të shkrihet në enën qëndruese për 15 minuta, që të arrijë në -14 gradë Celcius;

2. Ndajeni një copëz të mjaftueshme të akullores sa për të arritur që ta merrni me lugë çaji;

3. Vendoseni lugën e çajit me akullore me kokë poshtë kur e futni në gojë, në mënyrë që akullorja të prekë gjuhën; fillimisht

4. Rrotullojeni akulloren përreth gojës dhe shijojeni ndjesinë e butë të saj;

5. Merrni frymë nëpërmjet gojës, në mënyrë që shija të arrjië në të gjithë receptorët;

6. Para se ta çoni në organizëm, mbajeni akullorën në gojë për 12 sekonda për ta shijuar maksimalisht dhe

7. Përsëriteni procedurën.

Dr Sarah Kemp, eksperte e shijeve dhe shkencëtare shqisore, deklaroi se “shijaështë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe arritja maksimale e saj është po aq e rëndësishme, e sidomos tek akulloret”.

Klikoni këtu për ta parë videon. /Lajmi.net/