Stadiumi më i madh i futbollit në botë është duke u ndërtuar dhe ai do të duket spektakolar
Grupi Evergrande ka filluar ndërtimin e stadiumit më të madh në botën e futbollit.
Sport
Stadiumi në Goangzhou të Kinës do të ketë një kapacitet prej 100 mijë spektatorëve.
Ky stadium nga jashtë do të ketë formën e një lule, dhe do të kushtojë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa do të jetë gati për Kupën e Azisë në vitin 2023.
Kompania Evergrande kanë në posedim gjithashtu edhe klubin Guangzhou, që janë tetë herë kampion në Kinë, ku kanë fituar edhe dy herë Ligën e Kampionëve të Azisë.
Trajner i kësaj skuadre është legjendari Fabio Cannavaro./Lajmi.net/
