Dizajnerja krijon një maskë të biodegradueshme për fytyrën të bërë nga bakteret
Siç dihet maskat në ambiente publike ku distance nuk është e mundur, preferohet që të vendosen maskat.
Fun
Një disazjnere krijoi një maskë që në fakt mund ta bëni në kuzhinën tuaj, transmeton lajmi.net.
Është e dizajnuar si prototip për një maskë alternative të N95, e cila ka edhe pjesën filtruese e bërë nga pëlhura jo e endur nga fibrat plastike.

Por, kjo maskë e re ka një qasje të qëndrueshme për mbrojtjen personale. E mira e kësaj maske është që materiali mund të bëhet në temperature të dhomës dhe janë biokompatibile, shkruan Metro. Maska është e bërë nga qelizat e baktereve, nga një baktere e ngjashme e quajtur xylinum acetobacter.

Kështu që ju mund ta rrisni bakteren në mënyrë shumë të thjeshtë në shtëpi. E gjitha që ju duhet është ujë, qaj, sheqer dhe një mostër e vogël e bakteries xylinum acetobacter.
Materiali është i dukshëm dhe mund të shihet fytyra edhe kur e vendos, por me anë mikroskopike mund të shihen fibrat e lidhura mes vete që e formojnë një mur mbrojtës të pa besueshëm.
I gjithë procesi mund të marrë kohë rreth dy javë. /Lajmi.net/
