Vdes bricjapi me dy koka
Bricjapi i quajtur Janus me dy fytyra ka vdekur ndërsa pandemia e koronavirusit po vazhdon.
Fun
Një bricjap me dy koka, ka vdekur ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon. I quajtur Janus, pas perëndisë romake me dy fytyra, ai lindi muajin e kaluar në fermën e familjes Nueske në Wisconsin, transmeton lajmi.net.
Komentuesit në internet e quajtën mizorisht atë një “neveri”, me një madje duke thënë se ishte një shenjë “antikrishti së shpejti do të shfaqet”.

Të tjerë vunë në dukje se lindi pasi koronavirusi vrau mijëra anembanë botës. Kafsha vdiq mbrëmë vetëm një ditë para se të bënte një muaj.
Krijesat me dy koka mund të ndodhin kur një embrion ndahet, sikur të formojë binjakë, por nuk ndahet plotësisht. Mund të ndodhë edhe anasjelltas, me dy embrione të ndara në mënyrë jo të plotë për të formuar një krijesë me dy koka. /Lajmi.net/
