Me vetëm një rrotullim të ruletit, biznesmeni brazilian i fitoi afro katër milionë euro

Bastin prej 39 mijë eurove, biznesmeni brazilian e ktheu në fitore prej afro katër milionë eurove, me vetëm një rrotullim të ruletit.

Fun

02/05/2020 20:30

Para tri vitesh, Pedro Grendene Bartele ka qenë në një kazino në Punta del Este të Uruguait, ku i rrezikoi të gjitha paratë, duke i vendosur në numrin 32, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz e kishin rrethuar Pedron, teksa prisnin të habitur me atë çfarë do të ndodhte, ndërsa ajo çfarë pësoi ishte një festë e madhe nga të gjithë të pranishmit.

Të fituarit e 3.9 milionë eurove, e ka gëzuar tej mase atë dhe miqtë që e rrethonin, derisa shumë njerëz i shkuan pranë që ta uronin.

Pedro, është nipi i miliarderit të famshëm Alexandre Grendene Bartelle, të cilin magazina Forbs e ka vlerësuar se ka kapital prej më shumë se një miliardë eurosh, nga biznesi më i madh në botë përpunimit të sandaleve.

YouTube player