Motrat që ishin shtatzënë së bashku dhe lindën, prezantojnë foshnjat përmes dritares

Pandemia e Covid-19 dhe distanca që duhet të mbajmë detyroi motrat që t'i prezantojnë foshnjat e tyre nga dritarja.

Fun

30/04/2020 09:19

Kur Jade Ullrich, 29-vjeçare dhe motra e saj Xhorxhia, 26-vjeçare, zbuluan se ato do të përjetonin shtatzëni së bashku në të njëjtën kohë, dhe se datat e tyre të afatit ishin vetëm dy ditë larg, kjo ‘u ndje si një ëndërr e vërtetë’, transmeton lajmi.net.

Por më pas goditi pandemia e koronavirusit dhe vizionet e fotosesioneve dhe festimeve të përbashkëta të shtatzënisë u ndanë. Motrat u detyruan të izolohen veçmas.

Përgatitja për të lindur në një pandemi ishte e vështirë. “Përtej mos bërjes së kujtimeve për të cilat shpresonim, pësova tmerrësisht me ankth për lindjen tonë të planifikuar në shtëpi”, na thotë Jade.

Pas lindjes ato prezantuan foshnjat e tyre nga dritarja sepse mbajtja e distancës nga pandemia Covid-19, nuk i lejoi që motrat t’i prezantonin foshnjat e tyre nga afër ashtu siç e kishin planifikuar./Lajmi.net/