Presidenti i Lazios sfidon Juventusin: Kampionati të vendoset në një ndeshje

Presidenti i Lazios Claudio Lotito këmbëngul që sezoni në Itali të vazhdojë, ndërsa është i bindur se do ta sfidojë Juventusin për titull kampion.

Sport

27/04/2020 12:26

Në një intervistë për “La Repubblica”, kreu i klubit romanist theksoi se titulli i këtij sezoni do të jetë një “finale” midis bardhekaltërve dhe kampionëve në fuqi të Juventusit, e cila do të zgjidhet në një përballje direkte mes tyre.

“Futbolli vazhdon, them kundër interesave të mia. Ne jemi tashmë në Ligën e Kampioneve dhe mund të garantojmë 4 muaj paga. Mendoj për sistemin”.

”E sfidoj Juventusin, e vendosim titullin në një ndeshje. Jo të gjithë punojnë në interes të këtij sistemi. Rrezikojmë të rrëzojmë këtë sistem. Disa kompani po pëgatisin një dokument për të shfaqur rrezikun e risqeve”, u shpreh Lotito. /Lajmi.net/