PSG sytë kah talenti i Real Madrid
Paris Saint-Germain po vëzhgon situatën e mbrojtësit të majtë të Real Madrid, Sergio Reguilón, i cili aktualisht është në huazim te Sevilla deri në fund të sezonit.
Sport
PSG do ta humbasë lojtarin e vet Layvin Kurzawa në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata.
Dhe 23-vjeçari Reguilón, i cili ka pasur një sezon të mirë me andaluzianët, është një nga lojtarët e shumtë në axhendën e klubit parisien të zëvendësimeve të mundshme, së bashku me ish-mbrojtësin e Madridit, Theo Hernandez (aktualisht nte AC Milan) dhe atë të Portos, Alex Telles, sipas RMC Sport, transmeton lajmi.net.
Reguilón e filloi mirë sezonin te Sevilla përpara se të pësonte rënie. Sidoqoftë, në disa ndeshje të fundit para pezullimit të La Liga-s për shkak të koronavirusit, përformancat e tij ishin rritur sërish.
Mbrojtësi i ri spanjoll aktualisht ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023.
Sevilla po studion mundësinë e zgjatjes së qëndrimit të tij në ‘Pizjuan’ për një vit më shumë; megjithatë një skenar i tillë duket shumë larg nga ky moment. /Lajmi.net/