Reali heq dorë nga Haaland, kjo është arsyeja

Agjenti Mino Raiola mund të jetë problemi i vetëm që Erling Haaland të mos transferohet te Real Madrid.

Sport

25/04/2020 08:42

Interesimi i Real Madrid për sulmuesin Erling Haaland po zvogëlohet, pasi është mësuar se një shumë shtesë duhen paguar për agjentin e tij, Mino Raiola, përcjell lajmi.net.

Mundo Deportivo raporton se ‘Los Blancos’ kanë qenë të interesuar për 19 vjeçarin norvegjez, si një investim afatgjatë për të ardhmen në fazën e sulmit.

Haaland po cilësohet si një nga zbulimet më të mëdha në futboll gjatë vitit 2019.

Ai në tetë ndeshje në Bundesligë, ka shënuar nëntë gola në pjesën e dytë të sezonit./Lajmi.net/