Ditën që Perez bëri përpjekjen e fundit për të ndaluar pensionimin e Zidanes

Më 7 maj 2006, Zinedine Zidane u tha lamtumirë tifozëve të Real Madridit në Bernabeu, në ndeshjen e tij të fundit si lojtar i ‘Los Blancos’, në barazimin 3:3 kundër Villarreal.

Sport

24/04/2020 15:07

Ylli francez, i cili ishte 34 vjeçar, kishte vendosur të pensionohej nga futbolli, duke e përmbushur kontratën me Real Madridin, dhe i kishte mbetur të zhvillonte vetëm Kupën e Botës me Francën, para se të largohej përfundimisht nga ky sport.

Por atë ditë, pas ndeshjes kundër Villarreal, Florentino Perez ka zbritur në dhomën e zhveshjes, duke provuar të bind Zidanen, që të mos pensionohej.

E gjitha kjo u zbulua nga Cicinho, ish mbrojtësi i krahut të djathtë të Real Madrid.

“Paga më e lartë e Real Madrid atë kohë ishte 6.5 milionë euro. Robinho bëri shaka: “President, Zizou tha se nëse nënshkruan kontratë dy vjeçare me 6.5 milionë euro, nuk do të ndalet së luajturi.”

“Të gjithë qeshën, por Florentino ishte serioz dhe u përgjigj: “Nëse dëshiron, do të të sjell letrën për ta nënshkruar”.

“Topi ishte në anën e Zidanes, nga i cili i kthyen sytë të gjithë në dhomat e zhveshje. Zidane mendoi për një moment dhe tha: “Jo, jo, nuk dua më shumë”, përfundoi tregimin Cicinho./Lajmi.net/