Zanetti: Lautaro te Barcelona? Ai është i lumtur tek Inter

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, beson se Lautaro Martinez është i lumtur te skuadra nga Serie A pavarësisht spekulimeve të shumta me Barcelonën.

Sport

24/04/2020 08:14

Martinez raportohet të jetë objektivi kryesor i Barcelonës, me katalanët që po kërkojnë një zëvendësues afatgjatë për Luis Suarez.

Argjentinasi është duke u përfolur që disa muaj si një dëshirë e Barcelonës, të cilët po ashtu po kërkojnë edhe Neymarin e Paris Saint Germain.

“Unë do të jem i sinqertë, kur ne e morëm atë, ne e dinim se ishte një nga të rinjtë më premtues të Argjentinës”, ka deklaruar Zanetti, teksa ka folur për Martinez, përcjell lajmi.net.

“Tani me punën e trajnerit Conte, në vetëm 22 vjeç, ai mund të jap shumë. Tani për tani, gjithçka mund të ndodh, me gjithçka që po ndodh, ne nuk po mendojmë për atë që ai mund të bëjë”.

“Pastaj do të shohim, por tani e shoh shumë të lumtur në Inter. Dhe me Lukakun ai është i shkëlqyeshëm”./Lajmi.net/