Zidane zgjedh transferimin e parë për këtë verë
Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të heq dorë nga dëshira e kamotshme për transferimin e Paul Pogbas.
Sport
L’Equipe raporton se trajneri francez dëshiron që klubi i tij të nënshkruajë me yllin e Manchester United, Paul Pogba këtë verë, përcjell lajmi.net.
Los Blancos kanë qenë prej kohësh të lidhur me mesfushorin francez, dhe ‘Djajtë e Kuq’ pritet të ulin çmimin fillestar të tij prej 100 milionë euro.
Pandemia e koronavirusit mund t’i bëjë të vështira transferimet këtë verë, por Zidane duket se nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon pa Paul Pogban në skuadrën e tij.
Paul Pogba është i lidhur edhe me rikthimin te Juventus, nga e cila skuadër në vitin 2016 për 105 milionë euro i është bashkuar Manchester United, që atëkohë drejtoheshin nga Jose Mourinho./Lajmi.net/