Martinez flet për gjendjen e Hazard: Rikuperimi po ecën mirë
Eden Hazard është në mesin e lojtarëve që po synon ta shfrytëzojë bllokadën e Covid-19 për t’u rikuperuar dhe për të kapur edhe një pjesë të këtij sezoni.
Sport
Ylli i Real Madrid, Eden Hazard, ka pasur një operacion në kyçin e këmbës dhe tashmë është në fazën e rikuperimit.
Për situatën e lojtarit ka folur selektori i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, i cili ka thënë se gjenda e Hazard është duke u përmirësuar.
“E di se po rikuperohet mirë. Ai nuk është larg vrapimeve dhe nuk ka komplikime. Çdo gjë shkoi mirë me operimin, po duhet shpresuar gjithashtu që gjithçka shkon mirë pas katër apo pesë javëve pasuese”, ka thënë Martinez, i pyetur për situatën e Hazard, transmeton lajmi.net.
“Ne e dimë se ai do të kthehet më i forte. Ishte fat i mirë që ky operim u krye para përhapjes së pandemisë Covid-19. Përndryshe, ai nuk do të ishte i gatshëm të udhëtonte ose të trajtohej jashtë Madridit. Kam ndjenjën pozitive që Eden do të kthehet së shpejti”, ka shtuar selektori i Belgjikës.
Hazard kaloi nga Chelsea te Real Madrid për 100 milionë euro, por karriera e tij në Spanjë nuk po ecën më së miri. Ai ka humbur më shumë ndeshje në një sezon me ‘Los Blancos’, sesa në gjithë aventurën me Chelsea.. /Lajmi.net/