Reziston Higuain, nuk dëshiron të kthehet te Juventus, për rikthimin në stërvitje

Gonzalo Higuain po hap telashe për skuadrën e Juventus.

Sport

18/04/2020 17:00

Skuadrat italiane po përgatiten për rikthim në stërvitje. Shpresat janë të mëdha që stërvitjet të rifillojnë më 4 maj.

Pas njoftimit të ministrit Vincenzo Spadafora, skuadrat kanë filluar të thërrasin lojtarët që jetojnë jashtë vendit. Njësoj ka bërë edhe Juventus, por ‘Zonja e vjetër’ po has në rezistencë.

‘Sky Sport Italia’ bën të ditur se Higuain po tenton të shtyjë kthimin nga Argjentina, pasi ai dëshiron të jetë afër nënës së tij që po vuan nga një sëmundje, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë masat që Juventus do të marrë kundrejt rezistencës së Higuain. /Lajmi.net/