Ferguson nuk donte që CR7 t’i bashkohej Realit, atë ia ofroi Barcelonës

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon ka zbuluar se Alex Ferguson dëshironte që Cristiano Ronaldo të shitej te Barcelona, dhe jo te skuadra nga ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

18/04/2020 11:09

Kur u bë e qartë se Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, Ferguson u përpoq që ai të përfundonte te Barcelona dhe jo te Real Madrid.

Por, dëshira e Ronaldos në fund triumfoi, dhe ai për 94 milionë euro në vitin 2009 iu bashkua Real Madridit.

“Fergie nuk donte ta linte Ronaldon që të largohej dhe e mbajti atë, por kur kuptoi se nuk ishte e mundur, me Ronaldon që dëshironte të largohej, ai ia ofroi atë Barcelonës”, ka deklaruar Calderon, përcjell lajmi.net.

“Ai nuk dëshironte ta shiste atë te Reali, por Ronaldo i tha Fergie se tashmë kishte dhënë fjalën e tij, dhe nuk do ta prishte atë. Pastaj, Ferguson u pajtua”.

Me një transferim të mundshëm te Barcelona, Cristiano Ronaldo do të kishte për bashkëlojtarë Lionel Messin./Lajmi.net/