Courtois: U rrita si portier duke parë Casillas, por pastaj vura re Van der Sar

Thibaut Courtois ka zbuluar detaje nga fëmijëria e tij.

Sport

17/04/2020 22:31

Courtois, i lindur në Belgjikë, bëri një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm dhe tashmë mbron fanellën e Real Madrid, ku është zgjedhja e parë për portën.

Belgu ka zbuluar edhe emrat që e kanë motivuar atë që të rritet si portier, dhe një nga ta ishte pikërisht ikona e skuadrës që aktualisht mbron ngjyrat e saj, Iker Casillas.

“Kur Iker filloi të luante për Madridin, unë shikoja ndeshjet e tij dhe u bëra portier për atë. Më pëlqente ta shikoja atë dhe e doja Real Madridin”, ka thënë Courtois, transmeton lajmi.net.

“Kur e pash atë isha 14 vjeçar. Më pëlqente edhe Van der Sar, ishte stili im”, ishin fjalët e belgut.

Courtois ka pasur uljet dhe ngritjet e tij në ‘Santiago Bernabeu’ – disa herë duke qenë edhe subjekt i kritikave – por tashmë ka rifituar pozitën e tij. /Lajmi.net/