Buffon nuk ndalet, arrin marrëveshje me Juventusin për vazhdimin e kontratës

Zyrtarizimi i marrëveshjes duhet të presë tani, por Gianluigi Buffon dhe Presidenti Andrea Agnelli kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës se portierit veteran me Juventusin deri në vitin 2021.

Sport

17/04/2020 11:38

Gazeta zbulon se 42 vjeçari do të zgjasë qëndrimin te Juventus deri në vitin 2021.

Buffon ka vendosur të nënshkruajë marrëveshje të re në të njëjtat kushte si marrëveshja aktuale, për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për një vit në Torino, ku do të arrijë moshën 43 vjeçare.

Tani për tani, pandemia e koronavirusit parandalon përfundimin e marrëveshjes, por raportohet se Buffon do të vë stilolapsin në letër me t’u paraqitur momenti i parë pas kalimit të këtij virusi.

Tuttosport shkruan se hipoteza për të parë Buffonin në portë në moshën 44 vjeçare, me pak fjalë, nuk duhet të përjashtohet./Lajmi.net/