Shkencëtarët kinez kanë zbuluar që distanca prej dy metrash nuk është e mjaftueshme

Hulumtimi i ri, i cili ka studiuar mostrat e ajrit nga repartet spitalore me pacientët pozitivë ndaj koronavirusit, ka zbuluar se virusi mund të kalojë edhe deri në katër metra.

Fun

12/04/2020 19:49

Kjo distancë është dyfish më shumë se distanca të cilën sipas direktivave aktuale do të duhej t’i përmbahemi, raporton  Radio France Internationale, përcjell Telegrafi.

Këto janë rezultate preliminare të ekipit të hulumtuesve kinezë të publikuara në revistën Emerging Infectious Diseases.

Hulumtuesit e Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake në Pekin kanë testuar mostrat nga Reparti i spitalit Houshenshan në Wuhan.