Kubo gati të luftojë për vendin e tij në ‘Santiago Bernabeu’
Kubo Takefusa është i gatshëm të bëjë maksimumin për një vend në planet e Zinedine Zidane.
Sport
Kubo, ose siç njihet ndryshe, ‘Messi japonez’, ishte dikur pjesë e skuadrës së Barcelonës, por ai së fundmi ka zgjedhur të kalonte te Real Madrid.
Tashmë, ëndrra e japonezit është të sigurojë një vend në planet e trajnerit Zinedine Zidane, për të vazhduar karrierën me Real Madrid.
“Është e qartë se një klub si Real Madrid nuk është si klubet tjera. Ata janë të gjithë lojtarë të nivelit më të lartë, dhe është e vështirë të fitosh një vend aty, por unë do të punoj dhe do të pres për mundësinë”, ka thënë Kubo, transmeton lajmi.net.
“Preferencat e mia janë të qarta, dua të jem në gjendje të luaj në ‘Bernabeu’, me Real Madrid. Varet gjithçka nga unë dhe unë do të kem një vend te Real Madrid. Tani, unë jam te Mallorca që të jap më të mirën dhe teë tregoj se mund të jem aty”, ishin fjalët e Takefusa.
Kubo mund të ndjek rrugën e Martin Odegaard dhe me anë të huazimit në një skuadër tjetër të fitojë besimin e Real Madrid. /Lajmi.net/