Gorillat në Ruanda, Uganda dhe Republika Demokratike e Kongos janë “vendosur në mbyllje” nga koronavirusi

Gorilla në Ruanda, Uganda dhe Republika Demokratike e Kongos janë 'vendosur në mbyllje' mes frikës se ato gjithashtu mund të jenë në gjendje të kapin koronavirusin.

Fun

10/04/2020 20:00

Gorillat malore të quajtura gorilla beringei beringei, janë kafshë të rrezikuara që gjenden vetëm në pyjet e larta të Ruandës, Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, transmeton lajmi.net.

Të tre këto vende kanë parë shpërthime të rasteve të koronavirusit njerëzor, duke bërë që konservatorët të frikësohen se majmunët e mëdhenj mund të rrezikohen gjithashtu.

Në fakt, shpërthimet e fundit mendohet se kanë vrarë mijëra shimpanze dhe gorilla në Afrikë. Për të adresuar rrezikun, veterinerët dhe rojtarët që punojnë me gorillat e egër u është dashur të prezantojnë masa paraprake të reja.

Pas shpërthimit, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të paktën 10 metra larg nga gorillat në çdo kohë, një rritje në distancën e zakonshme të rekomanduar të sigurisë prej 7 metra. /Lajmi.net/