Pandemia e koronavirusit po shkakton më pak dridhje të tokës
Rrugët e qytetit dikur të mbushura me njerëz tani janë bosh, trafiku i autostradave është ngadalësuar në minimum.
Fun
Masat globale të përmbajtjes për të luftuar përhapjen e koronavirusit në dukje e kanë bërë botën shumë më të qetë, shkencëtarët po e vërejnë atë gjithashtu, transmeton lajmi.net.
Në të gjithë botën, sizmologët po vëzhgojnë shumë më pak zhurmë sizmike të ambientit, domethënë dridhjet e krijuara nga makina, trena, autobusë. Dhe në mungesë të asaj zhurme, korja e sipërme e tokës po lëviz pak më pak.
Brukseli po sheh rreth një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror. /Lajmi.net/