Lautaro nuk interesohet për Barcelonën – agjenti zbulon të vërtetat

Lautaro Martinez duket se nuk është duke menduar për Barcelonën.

Sport

30/03/2020 22:11

Agjenti i Lautaro ka dhënë se fundmi disa komente lidhur me interesimin që ka treguar Barcelona për klientin e tij.

Martinez është lojtari më i komentuar i skuadrës së Inter, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Por, një gjë e tillë duket se nuk merr vëmendjen e argjentinasit. Kështu të paktën thotë agjenti i tij, Beto Yaque, i cili thotë se nuk ka të vërteta nga ato që thuhen lidhur me Barcelonën.

“Është thënë se Barcelona dhe Real Madrid duan lojtarin, por për të është sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të tjerët nuk do të bënin gjumë natën”, ka thënë Yaque, transmeton lajmi.net.

“Ai kurrë nuk më telefonoi as nuk më pyeti nëse thashethemet janë të vërteta, ai është i fokusuar në punën e tij. Ne kemi folur me shumë njerëz, por asgjë më shumë se kaq. Për tani, ata që më telefonojnë, nuk janë të lidhur direkt me klube”, ka shtuar agjenti i Lautaro.

Lautaro Martinez ka një vlerë prej 111 milionë euro. Barca synon ta paguajë këtë shumë, për të siguruar kartonin e tij. /Lajmi.net/