Lautaro ka një kërkesë ‘speciale’ për Barcelonën, në rast të transferimit
Lautaro Martinez do të ketë një kërkesë ‘speciale’ për skuadrën e Barcelonës.
Sport
Barcelona tash e sa kohë po lidhet me transferimin e mundshëm të Lautaro Martinez, të cilin e shohin si zëvendësues ideal për Luis Suarez.
‘Sport’ shkruan se Lautaro ka kërkuar që në marrëveshjen personale të ketë vendin e garantuar në 11-ën startuese, transmeton lajmi.net.
Kjo gjë vështirë se do të pranohet nga skuadra e Barcelonës.
Kujtojmë se për kartonin e lojtarit, Barca duhet të paguajë së paku 111 milionë euro. /Lajmi.net/