Fusha e futbollit ku ëndërrojnë të luajnë të gjithë

Kush ka planifikuar për të shkuar me pushime në Maldive dhe i pëlqen futbollin duhet më patjetër të bëjë një udhëtim deri në ishullin Kurendhoo.

Sport

22/03/2020 21:21

Vizioni i një grupi të rinjsh nga ky ishull për t’i dhënë ishullit një fushë të madhe futbolli, është kthyer në realitet. Ideja për të krijuar një fushë futbolli u vulos nga më 17 mars nga nxënësit e shkollës Hulhumale Ghazee. Rreth 30 të rinj morën pjesë në takim.

Sot, Kurendhoo ka një nga fushat më të bukura të futbollit në vend, për të mos thënë në botë, përcjell lajmi.net.

Të rinjtë të ndihmuar nga bashkia e ishullit ishin shumë të lumtur me rezultatin. Ata thanë se iniciativa kishte për qëllim të promovonte sportin e futbollit në ishull.

Kurendhoo aktualisht ka nëntë skuadra futbolli, çdo ekip ka 23 deri në 25 lojtarë. Shumica e lojtarëve kanë punë të dytë. Dhe ata mezi po presin të luajnë në fushën e re me pamje nga oqeani.

Më poshtë keni foto të tjera të krijimit të fushës, ku me siguri të gjithë do të ëndërronin të luanin. /Lajmi.net/