Arrestohet çifti në Itali, u kapën duke bërë seks në veturë gjatë kohës së vetizolimit

Një burrë 23-vjeçar egjiptian dhe gruaja 40-vjeçare tuniziane u kapën në veprim nga një oficer policie në periferi të Milano të hënën.

Fun

18/03/2020 17:45

Pavarësisht masave të ndërmarra, dyshja zgjodhën një kohë veçanërisht të keqe për të kryer marrëdhënie seksuale, me autoritetet në gatishmëri për shkeljet e bllokimit të virusit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Dyshja u akuzuan se injoruan njërin nga rregullat e karantinës, i cili ndalon dy persona të jenë në pjesën e përparme ose të pasme të një automjeti së bashku, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Italianëve u lejohet vetëm të blejnë ushqim, të japin ose të marrin kujdes mjekësor, ose të udhëtojnë për të punuar nëse është absolutisht e nevojshme.

Përkundër mundësive të bollshme për argëtim brenda shtëpisë, çifti u kap në akt intim në një rrugë në Mecenate pranë Milanos e cila është goditur rëndë nga koronavirusi.

Shifrat e fundit dje treguan 3.526 raste të reja me koronavirus, duke shkuar në shifrën e përgjithshme në 31.506. /Lajmi.net/