Koronavirusi: Italiani gjen metodën interesante të krijojë distancë me të tjerët
Një italian vendos një karton në formë rrethi në mënyrë që të krijojë distancë nga njerëzit.
Fun
Një italian ka marrë masa ekstreme ndaj koronavirusit, pasi që u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Në një video e cila është postuar në Twitter, shihet person i cili mbanë një karton në trupin e tij, në formë rrethi, që të krijojë distancë mes njerëzve në mënyrë që të mos ketë kontakte të afërta me ta.

Në Itali janë deklaruar 827 vdekje dhe 12,462 raste të të prekurve më Covid-19.
Pasi shumica e njerëzve që ishin të pranishëm e panë këtë veprim të këtij burri, njëri ndër ta e pyeti se a ishte kjo distance e sigurt që duhet të kishte?

Italia ka bllokuar të gjitha format e transportit sepse vendi është në një rrezik të madh.
Virusi është shpërndarë në mes njerëzve që nga 28 shkurti. /Lajmi.net/