Vajza me modifikime ekstreme në trup
Adoleshentja që kënaqet me modifikimin e trupit ka 20 piercings në fytyrë dhe të bardhat e syve tatuazh.
Fun
Një vajzë 18-vjeçare me rreth 20 piercings dhe tatuazh në të bardhat e syve tha se nuk pendohet për këtë modifikim që ka bërë, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.
Trupi i modifikuar i Chiarës nga Roma, bëri piercing e par kur ajo ishte 11 vjeçare. Që atëherë, ajo ka pasur diku rreth 40 ndryshime të tjera, duke përfshirë edhe 20 piercings në fytyrë.

“Nevoja ime për modifikim nuk ka të bëjë më qëllimin tim që të bie në sy të tjerëve, është nevojë personale”, ka thënë Chiara. “Çdo gjë që bëjë, e bëjë për vetën time”.
Një ndër modifikimet ekstreme në fytyrë është buza e saj e poshtme, e cila është prerë katër centimetra.


Chiara thotë që asaj nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit për të. Ajo nuk filloi me idenë që ti kishte të gjitha këto ndryshime, ishte më shumë diskrete, por me kohë filluan ti pëlqenin më shumë këto gjëra.
Nëna e Chiarës, Samantha e mbështet vajzën e saj për këtë ndryshim por është e shqetësuar për mendimin e të tjerëve rreth saj.


Ajo tha: “Shqetësimi im i vetëm është shoqëria dhe gjykimet e tyre. Është një pasion që secili mund ta ketë dhe nuk do të thotë që të ndryshon ty si person”. /Lajmi.net/