Burri më i vjetër në botë: Koronavirusi nuk është më i rrezikshëm sesa gripi spanjoll

Burri më i vjetër në botë, i kurorëzuar së fundmi me këtë epitet, pranoi se është i shqetësuar për koronavirusin, por këmbëngul se nuk është më i rrezikshëm sesa gripi spanjoll i 1918-ës.

Fun

11/03/2020 22:22

Bob Weighton, burri britanik nga Hulli, rikujton krizën që filloi përgjatë rinisë së tij, pasi ushtarët që shërbyen në Luftën e Parë Botërore u kthyen në shtëpi dhe sollën sëmundjen me vete, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Rreth një e treta e popullsisë globale ishte e infektuar me gripin pandemik, e cila shkaktoi vdekjen e gati 100 milionë njerëzve në të gjithë botën.

111-vjeçari, i cili ka përjetuar dy luftërat botërore, ngritjen dhe rënien e Bashkimit Sovjetik dhe shpikjen e internetit, ka filluar të lajë duart më shpesh dhe duke përdorur një furçë për të pastruar thonjtë e tij.

“Jam shumë i shqetësuar për koronavirus – të gjithë duhet të jenë,” tha ai.

“Unë duhet të shqetësohem për veten time, kam jetuar mjaft gjatë. Por jam më i shqetësuar për fëmijët dhe nipërit e mi”, shtoi tutje ai.

“Numri i njerëzve që vdesin në Kinë është i frikshëm. Por në Evropë dhe gjetkë, numrat ende kanë arritur në milionë, sikurse nga gripi spanjoll”, deklaroi burri më i vjetër në botë.

Ai uron që kurrë të mos ndodh një gjendje e tillë, derisa rekomandon të gjithë që të mos shqetësohen jashtëzakonisht shumë. /Lajmi.net/